Flash News

E-TJERA

Rrëzohet ankimimi i Arjana Fullanit, KPA merr vendimin: Bashkëshortja e ish- guvernatorit përjashtohet 15 vite nga 'Drejtësia'

Rrëzohet ankimimi i Arjana Fullanit, KPA merr vendimin: Bashkëshortja
Foto ilustruese nga seanca 4 nëntorit për Arjana Fullanin

KPA lë në fuqi vendimin e KPK-së, për përjashim me 15 vite nga 'Drejtësia' të ish-anëtares së Gjykatës së Lartë, Arjana Fullani.

Fullani apeloi vendimin e KPK-së, dy vite pasi Këshilli i Lartë Gjyqësor i hoqi statusin e magjistratës. Ish-gjyqtarja kërkoi rikthimin e këtij statusi me argumentin se nuk është dorëhequr asnjëherë.

Fullani nëpërmjet avokates së saj, ish-koleges Evelina Qirjako deklaroi se në 2017 asaj i ka mbaruar mandati i gjyqtares së lartë dhe është bërë avokate. Por asnjëherë s'ka dhënë dorëheqjen siç e ka argumentuar KLGJ.

Megjithatë, KPA ka rrëzoi kërkesën e bashkëshortes së ish- guvernatorit të Bankës së Shqipërisë Ardian Fullanit, gjatë seancës së sotme.

Të fundit