Flash News

E-TJERA

KPK e shkarkoi, KPA lë në fuqi vendimin për shkarkimin e gjyqtarit Ilir Mustafaj

KPK e shkarkoi, KPA lë në fuqi vendimin për shkarkimin e

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për shkarkimin e gjyqtarit të Tiranës, Ilir Mustafaj.

Pas shkarkimit nga KPK, Mustafaj vendosi të apelojë vendimin pranë KPA. Gjyqtari Mustafaj u shkarkua pasi gjatë procesit të Vettingu-t, iu konstatuan probleme me pasurinë. Gjatë kësaj seance, gjyqtari kërkoi ndërrimin e trupit gjykues, por kërkesa e tij u refuzua.

Njoftimi i plotë:                               

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Rezarta Schuetz kryesuese, Natasha Mulaj relatore, Ardian Hajdari, Ina Rama, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr.58/2019, datë 12.11.2019, që lidhet me ankimin e subjektit të rivlerësimit Ilir Mustafaj, kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 180, datë 18.07.2019.

Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, me shumicë votash, vendosi:

   1. Lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 180, datë 18.07.2019, që i përket subjektit të rivlerësimit Ilir  Mustafaj.       

  2. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

U shpall sot, në Tiranë, më datë 22.07.2021.

Të fundit