Flash News

E-TJERA

KPK e shkarkoi nga detyra, KPA lë në fuqi vendimin për kreun e Prokurorisë së Apelit Gjirokastër

KPK e shkarkoi nga detyra, KPA lë në fuqi vendimin për kreun e

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për ish-drejtuesin e Prokurorisë së Apelit në Gjirokastër, Alfred Agollin.

KPA vendosi në mënyrë unanime shkarkimin e Alfred Agollit pas problemeve të gjetura në pasurinë e tij. Agolli apeloi vendimin e dhënë dhe kërkoi një rivlerësim të tij, por KPA ka vendosur të mbajë në fuqi vendimin për shkarkimin e ish-drejtuesit të Prokurorisë të Apelit në Gjirokastër.

Njoftim vendimi:

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Albana Shtylla kryesuese, Rezarta Schuetz  relatore, Ardian Hajdari, Ina Rama, Natasha Mulaj anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr.54/2019, datë 28.10.2019, që lidhet me ankimin e subjektit të rivlerësimit Alfred Agolli, kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 177, datë 08.07.2019.

Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, germa “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, me shumicë votash, vendosi:

1. Lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 177, datë 08.07.2019, që i përket subjektit të rivlerësimit Alfred Agolli.

2. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

U shpall sot, në Tiranë, më datë 13.07.2021.

Të fundit