Flash News

E-TJERA

KPK shkarkon gjyqtarin e Tiranës, djalin e ish-kryetarit të Gjykatës së Lartë

KPK shkarkon gjyqtarin e Tiranës, djalin e ish-kryetarit të

KPK ka shkarkuar nga detyra gjyqtarin e Tiranës, Altin Abdiu. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit doli në konkluzionin se Abdiu nuk kishte burime për justifikimin e pasurisë.

Ai ka një karrierë të gjatë në sistemin e drejtësisë. Prej vitit 1995 Abdiu shërben si gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Altin Abdiu është i biri i Fehmi Abdiut, i zgjedhur që nga viti 1998 në funksionin e gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese, të cilin e mbajti deri në vitin 2004.

Të fundit