Flash News

E-TJERA

KQZ: 13 qytetarë kanë votuar më shumë se një herë në Shkodër

KQZ: 13 qytetarë kanë votuar më shumë se një herë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka konstatuar nga kryqëzimi i të dhënave nga pajisja e identifikimit elektronik (PEI) se në qarkun Shkodër, 13 qytetarë dyshohet se kanë votuar më shumë se një herë në qendra të ndryshme votimi.

Ky administrim i të dhënave erdhi pas kërkesës së KAS-it, i cili pranoi kërkesën e PD për të marrë kryqëzimin e të dhënave nga pajisja PEI.

PD pretendon për votim të shumëfishtë në këtë qark. Gjithashtu ka kërkuar nga KAS shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve dhe përsëritjen e tyre në Shkodër.

KQZ: 13 qytetarë kanë votuar më shumë se një herë

Të fundit