Flash News

E-TJERA

KQZ jep dritën jeshile për qendra votimi në 11 burgje

KQZ jep dritën jeshile për qendra votimi në 11 burgje

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve zhvilloi sot një seancë publike, ku shqyrtoi një sërë denoncimesh të depozituara nga forca politike dhe organizata të ndryshme, si dhe miratoi disa vendime administrative me karakter zgjedhor.

Në këtë kuadër, KQZ i dha autorizimin 11 Komisioneve Zonale të Administrimit Zgjedhor (KZAZ) për krijimin e Komisioneve të Qendrave të Votimit të Posaçme dhe për emërimin e anëtarëve të tyre në institucione të vuajtjes së dënimit (IEVP) në të gjithë vendin.

Lista e qendrave të votimit të posaçme është si më poshtë:

KZAZ nr. 20 për KQV nr. 1292/01, pranë IEVP Fushë-Krujë, Qarku Durrës
KZAZ nr. 1 për KQV nr. 0064/01, pranë IEVP Reç, Qarku Shkodër
KZAZ nr. 16 për KQV nr. 0938/02, pranë IEVP Burrel, Qarku Dibër
KZAZ nr. 80 për KQV nr. 4383/01, pranë IEVP Bënçë, Tepelenë, Qarku Gjirokastër
KZAZ nr. 86 për KQV nr. 4451/00, pranë IEVP Vlorë
KZAZ nr. 61 për KQV nr. 3079/03, pranë IEVP Fier
KZAZ nr. 48 për KQV nr. 2391/00, pranë IEVP Elbasan
KZAZ nr. 45 për KQV nr. 2273/02, pranë IEVP Elbasan
KZAZ nr. 67 për KQV nr. 3433/00, pranë IEVP Berat
KZAZ nr. 46 për KQV nr. 2565/01, pranë IEVP Elbasan
KZAZ nr. 11 për KQV nr. 0636/00, pranë IEVP Kukës, Qarku Kukës

Të fundit