Flash News

E-TJERA

KQZ miraton listat shumë-emërore të PS, PD dhe LSI për zgjedhjet e 25 prillit, ndryshimet e dorëzuara

KQZ miraton listat shumë-emërore të PS, PD dhe LSI për

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar listën shumë-emërore të Partia Socialiste për zgjedhjet e 25 Prillit.

Sipas KQZ, listat e PS janë në përputhje me përcaktimet ligjore.

Mbrëmjen e 8 marsit PS dorëzoi listat e kandidatëve në KQZ.

Dy ditë më vonë, KQZ i ka ktheu listat e kandidatëve për deputetë thuajse të gjitha partive politike, përfshirë edhe PS.

Në njoftimin e shpërndarë për mediat institucioni që do të menaxhojë zhvillimin e zgjedhjeve të 25 prillit në Shqipëri theksonte se listat janë kthyer në mënyrë që partitë të korrigjojnë dokumentacionin. 

KQZ i ktheu listën PS për korrigjim duke ndërruar vendet në Elbasan të Marsida Hysenit me të Shkëlqim Bullarit. KQZ gjithashtu ka miratuar edhe listat e LSI-së.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar me disa ndryshime edhe listën shumë-emërore të PD.

Pasi KQZ i ktheu, bashkë me listat e disa partive të tjera, PD ka bërë disa korrigjime.

Kështu, në Tiranë është hequr nga lista Gazment Koduzi dhe në vend të tij është renditur Dorjan Teliti.

PO në këtë listë, është ngritur në pozicionim edhe Gentjan Muça i cili shkon i 26-ti.

Ndryshme të vogla ka pasur edhe në Korçë, Vlorë, Durrës dhe Vlorë.

LISTA E KORÇËS
Hiqet Ilia Kadhena (11)- vendin ia zë Andrea Simaku
Kiço Tane ngjiteti 15-ti
Nikollaq Doku zbret i 18-ti

LISTA E TIRANËS
Hiqet Gazment Koduzi, pozicionin e 23-të e zë Dorjan Teliti
Gentjan Muça futet i 26-ti
Korab Lita shkon i 33-ti, Lediana Frataraj zbret e 34-ta
Asllan Dogjani nga i 36-ti, shkon i 35-ti
Rivelino Çuno shkon i 38-ti
Hiqet Irisa Çupa

Shtohet Ethem Aga

LISTA E VLORËS
Largohet Ilir Gunbardhi
Nada Daullja merr pozicionin e 6-ta
Nadire Meçorapaj shkon e 9-ta
Shtohet Vangjel Anagnosti
Hiqet Lorenc Danaj
Shtohet Eda Begaj

LISTA E DURRËSIT
Hiqet Riselda Kadia
Merita Dakovelli shkon e 15-at
Armand Brahimaj merr vendin e 17-të
Artion Bajramaj zbret i 19-ti

LISTA E SHKODRËS
Astrit Kuçi merr pozicionin e 16-të
Liljan Idrizaj merr pozicionin e 19-të
Futen në listë Imeldi Sokoli dhe Denisa Meçi

Të fundit