Flash News

E-TJERA

KQZ miraton projektin pilot për votimin dhe numërimin elektronik dhe regjistron koalicionin e opozitës

KQZ miraton projektin pilot për votimin dhe numërimin elektronik dhe

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar projektin pilot për votimin dhe numërimin elektronik në ZAZ 40 në Tiranë. ZAZ 40 përkon me njësinë numër 10 në kryeqytet.

“Do të japim cdo kontribut që do të jetë i nevojshëm që edhe kjo vendimmarrje që do të pasohet nga të tjerat të ecë në drejtimin e duhur” tha përfaqësuesi i PD-së në KQZ, Ivi Kaso.

Gjithashtu në mbledhjen e sotme KQZ ka regjistruar dhe koalicionin e opozitës "PD- Aleanca për Ndryshim" e cila përbëhet nga 13 parti dhe kryesohet nga Partia Demokratike.

“Meqë dokumentacioni i paraqitur është në rregull miratohet” tha kryetari i KQZ-së, Ilirjan Celibashi.

KQZ ka regjistruar dhe koalicionin e Kujtim Gjuzit me emrin: “Aleanca Ora Kombëtare – Emigracioni – Bashkimi Popullor dhe Konservatorët”.

Të fundit