Flash News

E-TJERA

KQZ në ‘lupën’ e SPAK, kërkohet dokumentacion për tenderin e pajisjeve elektronike

KQZ në ‘lupën’ e SPAK, kërkohet dokumentacion

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur në lupë Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Sipas një njoftimi, SPAK ka kërkuar nga KQZ dokumentacionin për tenderin e pajisjeve elektronike, që përdoren për votim.

Kërkesa mban firmën e kreut të SPAK, Altin Dumani, dhe është firmosur më 16 gusht 2024.

“Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për nevoja të hetimeve që po zhvillohen kërkon nga ana juaj dokumentacionin e plotë të praktikës së procedurës të prokurimit me nr.”REF-83073-12-23-2020″ me objekt “Sisteme/pajisje të teknologjisë së informacionit për identifikimin elektronik të votuesve dhe verifikim e tyre paszgjedhor” dhe të praktikës së procedurës të prokurimit me nr. “REF-89113-03-04-2021”, me objekt “Sisteme/pajisje të teknologjisë së informacionit për votimin dhe numërimin e votave”, thuhet në kërkesë.

KQZ në ‘lupën’ e SPAK, kërkohet dokumentacion

Të fundit