Flash News

E-TJERA

Kreu i SPAK: Kemi nisur hetim për inceneratorët

Kreu i SPAK: Kemi nisur hetim për inceneratorët

 

Kreu i Prokurorisë së Posaçme Anti-Korrupsion, Arben Kraja ka deklaruar se kanë nisur hetimet për inceneratorët. Drejtuesi i SPAK-ut tha për "Euronews" se janë regjistruar procedimet penale për të gjitha kallëzimet.

“Janë regjistruar procedimet penale për të gjitha kallëzimet. Do hetohet për të sqaruar çdo pretendim. Veprimet konkrete janë të prokurorëve dhe nuk mund të bëhen objekt publikimi”, tha Kraja.

Deri më tani janë katër kallëzime penale të dorëzuara në SPAK, lidhur me inceneratorët. Padia e parë është depozituar nga Nisma “Thurje”, ndërsa tre të tjerat nga Partia Demokratike. Kjo e fundit ka depozituar tri kallëzime për secilin incenerator, Tiranës, Elbasanit dhe Fierit.

Të fundit