Flash News

E-TJERA

Kreu i Task-Forcës, Shkëlqim Hajdari tregon përvojën me COVID: E kalova në shtëpi, mos u dyndni nëpër spitale

Kreu i Task-Forcës, Shkëlqim Hajdari tregon përvojën me

Inspektori i Përgjithshëm i Republikës së Shqipërisë, Shkëlqim Hajdari ka treguar përvojën e tij me COVID-19. Ai tha për 'News 24' se qytetarët nuk duhet të panikosen.

Hajdari u shpreh se ka patur simptomat e virusit si kollë, dhimbje koke, me diarre, pra shenja klinike mesatare. Ai thotë se të gjithë të infektuarit duhet të kontaktojnë fillimisht me mjekët e familjes, pa u dyndur nëpër spitale.

“Shenjat dihen, me kollë, me dhimbje koke, me diarre, shenja klinike mesatare. Tani jemi pak më mirë. Kemi qëndruar në banesë, kemi zbatuar të gjithë protokollin e parashikuar. Më shumë se sa ne jemi të kënaqur që nëna 80-vjeçare e bashkëshortes e kaloi Covid, pavarësisht se kishte edhe sëmundje bashkëshoqëruese. Që të mos kolapsohemi duhet të kalojmë nga mjeku i familjes. Qytetarët duhet të këshillohen me të fillimisht. Në spitale shkohet vetëm kur e këshillon mjeku i familjes”, shtoi Hajdari.

Të fundit