Flash News

E-TJERA

Kritikat e KLSH për menaxhimin e Covid-19, Brataj: Komiteti i Ekspertëve nuk vendos çmime

Kritikat e KLSH për menaxhimin e Covid-19, Brataj: Komiteti i

Një ditë më parë KLSH publikoi një auditivi me temë “Efektiviteti i menaxhimit të situatës pandemike të Covid-19” ku ishin hasur disa problematika në menaxhimin e pandemisë nga ana e qverisë.

Mes të tjerash auditivi i KLSH-së, ngrinte problemin për një mungesë bashkëpunimi dhe koordinimi mes institucioneve të shëndetësisë. Për kritikat e KLSH-së ka reaguar shefi i Urgjencës së Spitlait Infektiv, Skënder Brataj.

Brataj u shpreh se Komiteti i Ekspertëve përcakton vetëm strategjitëpër të luftuar virusin dhe nukka në dorë të përcaktojë çmimet e produkteve që tregtohen.

“A e dimë se ka ndodhur realisht apo jo. Duhet të japë përgjigje çdo institucion. Kur hapet një lajm i rremë apo i vërtetë nuk ka rëndësi. A e kuptojmë dëmin. Komiteti i Ekspertëve nuk kontrollon as çmimin por përcakton një strategji. Koston nuk e vë unë por çmimi i tregut. Jemi në kushte pandemie dhe ka produkte që u prodhuan vetëm për pandeminë.

Në të tilla kushte të tilla krize ka edhe përfitues sa të duash. Në qoftë se unë kam një produkt me këtë çmim dhe kam pyetur 10 biznese të tjera nuk e di. Për bizneset dhe spitalet pati një strategji që në fillim të pandemisë. Ka shumë njerëz kanë marrë receta kot. Kam qenë i pari që i kam thënë jo anti-viraleve. Mua nuk më intereson kë prek apo kë nuk prek në biznes”, u shpreh Brataj.

 

Të fundit