Flash News

E-TJERA

Kriza energjitike/ Kërkohet vendosja në pune e TEC-it të Vlorës, kushton më pak se anijet nga Bangaledshi

Kriza energjitike/ Kërkohet vendosja në pune e TEC-it të

Konfindustria i kërkon qeverisë, që në kushtet e gjëndjes së krizës së shpallur energjitike, të marrë masa për të vënë në funksion sa më shpejt TEC-in e Vlorës.

Më tej më shton se prodhimi i energjisë elektrike nga TEC-i i Vlorës me fuqi të instaluar afër 100 MGë do të shmangte plotësisht sjelljen e anijeve gjeneruese nga Bangladeshi, sipas Konfindustrisë, që do t’i kushtojnë taksapaguesve shqiptarë mbi 70 milionë $USA, përvec dëmeve të mëdha mjedisore.

Gjithashtu shton se, mbajtja në “konservim” dhe jo në gjëndje pune e TEC-it i kushton më shumë se 1 milion $/vit buxhetit i KESH.sha., duke u përcjellë drejtëpërdrejtë në rritjen shtesë të çmimit të energjisë elektrike për bizneset dhe qytetarët shqiptarë.

Konfindustria vlerëson, se është e papranueshme dhe e pashpjegueshme, që prej më shumë se 11 vitesh TEC-i Vlorës është lënë jashtë funksionit dhe nuk prodhon energji elektrike për shkak të një problemi teknik. Defekti teknik kushtonte më pak se 7 milion $, ose 10 herë më pak se qiraja që do tu paguhet anijeve të Bangladeshit.

Asnjë përpjekje nuk u ndërmorr për të kthyer në gjëndje pune TEC-in e Vlorës edhe pas shpalljes nga kryeministri Rama të gjëndjes së krizës energjitike në vitin 2021 dhe në vazhdim.

Të fundit