Flash News

E-TJERA

Kriza në PD, Topi: Jam i gatshëm të jap kontribut për të rindërtuar opozitën

Kriza në PD, Topi: Jam i gatshëm të jap kontribut për

Ish-presidenti Bamir Topi ka folur për situatën në Partinë Demokratike, për të cilën thotë se sot i ka mbetur vetëm sigla dhe se historia e saj duhet arshivuar.

Ai tha për “Log” se mbas siglës shkojnë vetëm ata që janë të varfër në ide dhe e kanë humbur kredibilitetin politik. Gjithashtu theksoi nevojën që ka e djathta për t’u rindërtuar.

Ish-presidenti u shpreh se është i gatshëm të japë kontributin e tij në rindërtimin e të djathtës moderne.

“Sot PD-së i ka mbetur vetëm sigla, historia e saj duhet arshivuar. Duke shkuar mbas siglës, mbas saj shkojnë njerëzit e varfër në ide dhe ata që kanë humbur kredibilitetin publik. Unë jam për të rikonsideruar historinë e një opozite më shumë se sa një sigël.

Unë jam për të rindërtuar një të djathtë moderne, që njerëzit të mos jenë pjesë e siglave, dhe natyrisht unë do të jem atje. Do të jap gjithë kontributin tim”, u shpreh Topi.

 

Të fundit