Flash News

E-TJERA

Kriza për energjinë elektrike, kreu i OSHEE: Problem ‘shtëpitë e barit’ dhe kriptomonedhat

Kriza për energjinë elektrike, kreu i OSHEE:  Problem

Drejtori i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE), Ardian Çela tha se për konsumatorët çmimi i energjisë subvencionohet nga shtetit.

Gjatë mbledhjes së Komitetit të Energjisë, Çela u shpreh se janë konstatuar disa raste të abuzimit me përdorimin e energjisë elektrike, duke veçuar rastet e ambienteve për prodhimin e bimëve narkotike dhe për kriptomonedha.

“Sa i përket kontrolleve, ne kemi bërë një rifreskim dhe kemi proceduar disa herë shkelësit e ligjit. Kemi konstatuar edhe raste të përdorimit të energjisë elektrike për bimë narkotike dhe kriptomonedhat.  

Ne kemi disa projekte për investime në të gjithë zonën bregdetare. Do të jemi më të mbledhur por s’do të lëmë pas dore asnjë investim”, u shpreh Çela.

Të fundit