Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës

Shefqet Hasa duhej të kishte dalë në pension para tre vjetësh, por vazhdon të punojë si shofer në transportin publik në Tiranë. Si ai janë edhe rreth 60 punonjës të tjerë në transport. Por, ky nuk është sektori i vetëm, ku ka rritje të pensionistëve të punësuar. Sipas Institutit të Statistikave në Shqipëri, numri i pensionistëve të punësuar u rrit për 17% në tremujorin e parë të vitit 2023, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Paga mesatare në këtë vend është mbi 500 euro.
Transporti vuan mungesën e shoferëve, “zgjidhje” pensionistët
“Punoj prej 45 vjetësh si shofer dhe aktualisht drejtoj urbanin në linjën Kamzë-Tiranë. E kam mbushur moshën e pensionit tre vjet më parë, por vazhdoj të punoj edhe për arsye ekonomike, se pensioni është 19 mijë lekë [190 euro] dhe nuk më del as për ilaçe. Por, edhe meqë ka mungesë shoferësh, mu kërkua ta vazhdoj punën. Sa të kem mundësi dhe shëndet, do të punoj,”- thotë Hasa.
Mungesën e shoferëve e thekson për Radion Evropa e Lirë edhe kryetari i Shoqatës së Transportit Urban dhe Interurban të Shqipërisë, Dashnor Memaj.
“Shqetësim i frikshëm i momentit është largimi në masë i punonjësve të këtij sektori, kemi nevojë për mbi 1.500 punonjës të kategorive të ndryshme: shofer, faturino, punonjës servisi etj. Për ta mbuluar këtë hendek të punonjësve, jemi munduar ta mbajmë edhe kategorinë që ka plotësuar moshën e pensionit. Aktualisht, në sektorin e transportit janë të punësuar rreth 60 pensionistë,”- thotë Memaj.
Ai thotë se vendet e lira të punës janë të shpallura, por se ka mungesë interesi.
“Para disa vitesh për një vend pune kemi pasur 10 aplikime, sot për 10 vende pune kemi një aplikim. Punonjësit e rinj nuk kanë interes për të punuar në sektorin tonë, sepse po shohin tregun evropian për kushte më të mira dhe paga më të larta,”- thotë Memaj.
Ai shton se për këtë sektor nuk mund të shërbejë si zgjidhje as “importimi” i fuqisë punëtore, siç ka ndodhur në sektorë të tjerë.
“Ndryshe nga sektorët e tjerë, punësimi i të huajve është i pamundur, sepse duhen patentat dhe kualifikimet përkatëse, që një i huaj nuk i bën për një periudhë të shkurtër kohe, sepse të jesh shofer në transport publik është përgjegjësi e madhe,”- thotë Memaj.
Të njëjtën gjë e pohon edhe Tonin Gjinaj, sekretar i përgjithshëm i Shoqatës kombëtare të Auto-shkollave.
“Unë kam dy të punësuar mbi moshën 65-vjeçare. Kemi kërkuar punonjës të rinj, por është e pamundur të gjesh. Instruktorët e praktikës në auto-shkolla lejohen ta ushtrojnë profesionin deri në 70 vjeç, pas ndryshimeve të fundit në Kodin Rrugor, kështu që ne jemi të detyruar t’i punësojmë, janë zgjidhje e mirë për ne, sepse janë profesionistë, ndërsa të rinjtë nuk vijnë ta bëjnë këtë punë”, thotë Gjinaj.
Pensionistë të punësuar edhe në bar-restorante
Transporti nuk është i vetmi sektor që po sheh si zgjidhje punësimin e pensionistëve. Edhe baret dhe restorantet po vuajnë mungesën e punonjësve dhe shohin si zgjidhje punësimin e pensionistëve. Majlinda Sejdini drejton një bar-restorant në Tiranë që nga viti 2004 dhe pohon se e ka parë si zgjidhje të mirë mbajtjen në punë të punonjësve që kanë kaluar moshën e pensionit.
“Kemi biznes familjar dhe punësojmë pak njerëz se kaq është mundësia, por sërish mungon krahu i punës. Nuk ka të rinj që pranojnë të punojnë si pjatalarës, apo punë në kuzhinë. Për këtë arsye punësojmë pensionistë. Aktualisht, kam punësuar një pensioniste. Kishte dalë në pension prej vitesh, e kam fqinje, duke qarë hallin se nuk po gjej punëtorë, ramë dakord që ajo të vijë të punojë në kuzhinë, në restorant”, thotë Sejdini.
Të punësuar 15.6 % e pensionistëve, cilat janë arsyet?
Në qershor të këtij viti, Instituti i Statistikave i Shqipërisë (INSTAT) raportoi si të punësuar mbi 71 mijë pensionistë në tremujorin e parë të vitit 2023, të cilët përbëjnë 15.6 për qind të totalit të popullsisë mbi 65 vjeç. Në krahasim me tremujorin e parë të vitit 2022, numri i pensionistëve të punësuar u rrit për 17%.
Eksperti i punësimit, Erion Muça, duke analizuar këta tregues, jep disa arsye përse është rritur numri i pensionistëve që punojnë.
“Përqindja e pensionistëve që janë në punë është rritur, pasi tregu i punës po vuan largimin masiv të të rinjve, e ku shumë profile pune mbeten të pambuluara dhe rrjedhimisht pengohen procese te rëndësishme, të cilat ndikojnë negativisht në produktivitet dhe në tërësi në ekonominë e vendit. Një arsye tjetër lidhet me diferencat në formim dhe arsim specifik, ku në disa profile të caktuara pensionistët zotërojnë eksperiencë specifike”, thotë Muça.
Ai shton se punësimi i pensionistëve lidhet edhe me lëvizjet e brendshme migruese, ku plot zona mbeten pa shërbim të profesioneve të caktuara dhe rrjedhimisht profesionistët në pension janë e vetmja zgjidhje, që një shërbim të vazhdojë. Muça thekson se është mirë që pensionistët të aktivizohen, por, sipas tij, politikat dhe proceset për këtë angazhim duhet ta kenë motiv dëshirën, e jo nevojën.
“Kjo mund të rregullohet duke ndërtuar programe, të cilat do t’i ndihmonin pensionistët të zgjidhnin të bënin punët e përshtatshme për ta, kryesisht fleksibël e në përputhje me mundësitë fizike dhe shëndetësore të tyre”, thotë ai.
Për shkak të mungesës së fuqisë punëtore, në tetor të vitit 2021, autoritetet shqiptare kanë fuqizuar ndryshimet në Ligjin për të huajt, që kanë lehtësuar marrjen e lejes së punës në Shqipëri, bashkë me lejen e qëndrimit. Megjithatë, disa biznese kanë thënë se shumica e punonjësve të huaj e përdorin Shqipërinë si “trampolinë” drejt vendeve të Bashkimit Evropian. Një tjetër nismë e Qeverisë së Shqipërisë që të mos mungojnë profesionistët, është Ligji për trajtimin e veçantë të studentëve që ndjekin programin e integruar të studimit të ciklit të dytë ‘mjekësi e përgjithshme’, në institucionet publike të arsimit të lartë.
Ligji synon ta frenojë ikjen e mjekëve duke ua bllokuar diplomën për një kohë të caktuar, por nisma është kundërshtuar nga studentët e mjekësisë dhe opozita, ndërsa presidenti ende nuk e ka dekretuar ligjin./REL
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38