Flash News

E-TJERA

Kroacia fiton 'finalen e vogël' në Botëror, Maroku largohet krenar

Kroacia fiton 'finalen e vogël' në Botëror, Maroku

Është mbyllur sfida mes Kroacisë dhe Marokut. Ballkanasit kanë fituar vendin e tretë në Botëror duke mposhtur marokenët me rezultatin 2-1.

‘Finalja e vogël’ nisi me suprpriza ku brenda dy minutave u shënua një avantazh dhe një barazim.

I pari që shënoi ishte Gvardiol në minutën e 7’ për Kroacinë. Vetëm 2 minuta pas golit të kroatëve, Aschraf Dari barazoi shifrat në minutën e 9’.

Vetëm pak minuta pas përfundimit të pjesës së parë, vjen goli i dytë i kroatëve në minutën e 42’ nga Orsic.

Maroku mbetet i klasifikuar në vendin e kartë në Botëror, megjithatë afrikanët shkruan historinë në Katar.

Skuadra të mëdha si Belgjika, Spanja apo Portugalia mbetën jashtë ëndrrës së Botërorit nga Maroku. Edhe Kroacia shënoi sukses duke eliminuar Brazilin, një nga pretendentët për të fituar Botërorin.

Të fundit