Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës

Gentian Llatja i Elbasanit, Armando Subashi i Fierit, dhe Erion Veliaj i Tiranës, janë kryebashkiakët socialistë që janë akuzuar publikisht për aferën e inceneratorëve.
Nëse hetimet e SPAK do të avancojnë për një pjesë të të zgjedhurve në Bashkitë e vendit, shumë prej tyre rrezikojnë që të shkojnë drejt zgjedhjeve të reja, njësoj siç ndodhi një vitin 2022, ku u mbajtën zgjedhje të pjesshme në 6 Bashki.
Kujtojmë që vite më parë Komisioni Hetimor Parlamentar për inceneratorët ka nisur hetimin për organet shtetërore dhe individët që dyshohet se janë përfshirë në dhënien e kontratave koncesionare, për të cilat opozita pretendon se janë në kundërshtim me ligjin.
SHKELJET E PRETENDUARA NË RELACION
Sa i përket Inceneratorit të Tiranës, iniciatori dhe propozuesi është shoqëria me seli në Holandë “Integrated Energy B.V.” sh.p.k. Më datë 31 gusht 2017, autoriteti kontraktor, Ministria e Mjedisit ka lidhur kontratën koncesionare me subjektin “Integrated Energy BV SPV” sh.p.k., e cila është një shoqëri e themeluar më datë 30 gusht 2017, pra vetëm një ditë më parë se të lidhej kontrata për ndërtimin e impiantit si dhe pa asnjë eksperiencë relevante në fushën e pastrimit të mbetjeve.
Kontrata koncesionare është një kontratë problematike, pasi garanton faktin që Autoriteti Kontraktor, pra Ministria e Mjedisit, do të detyrojë Njësitë e Qeverisjes Vendore në fjalë që përveçse të mbulojnë kostot e transportit të mbetjeve, edhe lidhur me uljen e kostove të trajtimit të mbetjeve me anë të teknikave dhe teknologjive të ndryshme. Kontrata parashikon gjithashtu dhe detyrimin e Njësive të Qeverisjes Vendore që përbëjnë qarkun e Tiranës për t’i paguar koncesionarit 29 euro për ton mbetje, pa TVSH.
Është shqetësues edhe fakti se Autoriteti Kontraktor merr përsipër të mbajë të padëmtuar koncesionarin për çdo humbje direkte ose fitim të munguar të pagueshëm.
Incineratori i Tiranës, megjithëse nuk ka filluar ende të prodhojë energji, koncesionari i tij për periudhën nga viti 2018 deri në vitin 2020 ka përfituar nga Thesari i Shtetit 70 transaksione me një vlerë prej 23 milionë euro. Ndërsa në drejtim të kostove me të cilat do të përballen taksapaguesit shqiptarë, Kontrolli i Lartë i Shtetit është shprehur se shifrat janë manipuluar nga qeveria, pasi për incineratorin e Tiranës nuk do të paguhen 178 milionë euro, por 296 milionë euro.
Sa i përket Inceneratorit të Elbasanit, në relacion thuhet se: Këshilli i Ministrave përmes VKM-së nr. 907, datë 17.12.2014 shprehet se Autoriteti Kontraktues ka shpallur procedurën për koncesionin, por nuk ka bërë asnjë shpallje paraprake. Sipas këtij relacioni kontrata është lidhur një ditë më vonë se shpallja e fituesit, duke mos lejuar asnjë ankimim. Subjekti fitues, me të cilin është lidhur kontrata koncesionare, është shoqëria “Albtek Energy” sh.p.k., e regjistruar në QKR më 10.07.2014, pra rreth 4 muaj para lidhjes së kontratës pa pasur asnjë eksperiencë relevante në fushën në të cilën ka përfituar kontratën. Ortakja e shoqërisë, që ka një kapital prej 100.000 lekësh, është njëherazi edhe administratore e shoqërisë.
Sa i përket Inceneratorit të Fierit në vitin 2016, Autoriteti Kontraktor, Ministria e Mjedisit njofton shpalljen për incinerimin dhe përpunimin e mbetjeve në këtë qytet dhe vetëm pak ditë më pas, ai njoftoi dhe fituesin e kësaj procedure konkurrimi, që do të ishte “Integrated Technology Ëaste Treatment Fier” sh.p.k. i krijuar nga bashkimi i operatoreve ekonomikë “JV Integrtated Technology Service” sh.p.k. dhe “Energy 2 SRL” sh.p.k., shoqëri e cila ishte themeluar vetëm disa ditë para se të fitonte garën, më datë 03.10.2016. Megjithëse impianti për vitet nga 2016 deri në 2020 nuk ka prodhuar energji, kompania fituese ka përfituar përgjatë gjithë kohës pagesa nga Thesari i Shtetit, duke përfituar kështu 41 transaksione në vlerën e 22.5 milionë euro.
Durrësi çon 63% të buxhetit total për mbetjet
Bashkia Durrës përbën një rast unik se si mbi gjysmën e të ardhurave që ajo mbledh vetë e shpenzon vetëm për një zë, për mbrojtjen e mjedisit (kryesisht pastrimi mbeturinave).
Në vitin 2022, të ardhurat e veta të Bashkisë (nga taksat e tarifat e taksat e ndara) ishin 1.53 miliardë lekë, me rënie 3% në krahasim me vitin e mëparshëm, sipas të dhënave nga Co-Plan. Ndërsa vetëm për mbrojtjen e mjedisit u shpenzuan 954 milionë lekë, ose 63% e totalit të të ardhurave që mbledh gjithsej Bashkia. Shpenzimet për mbrojtjen e mjedisit të Bashkisë Durrës ishin 964 milionë lekë, ose 63% e të ardhurave të veta të Bashkisë së qytetit bregdetar. Rritja e shpenzimeve për mbrojtjen e mjedisit erdhi pas mbylljes së depozitimit të Porto Romanos dhe dërgimit të mbetjeve në inceneratorin e Sharrës në Tiranë.
Bashkia e Durrësit, sipas burimeve të saj, gjeneron çdo ditë rreth 200 tonë mbetje, ose rreth 70 mijë tonë në vit. Sipas kontratës, që qeveria ka me koncesionarin e plehrave në Sharrë, kosto e depozitimit të mbetjeve është 29.05 euro/ton për të gjithë kohëzgjatjen e koncesionit.
Projektbuxheti i bashkisë Durrës i vitit 2023 parashikon që edhe për periudhën 2023-2025, Bashkia do të shpenzojë 930-960 milionë lekë në vit për mbrojtjen e mjedisit.
Mungesë transparence
Afera e inceneratorëve u ka kushtuar deri më sot taksapaguesve shqiptarë rreth 150 milionë euro, ndërsa një numër i lartë zyrtarësh publikë janë nën akuzë ose janë shpallur fajtorë për veprat penale të korrupsionit, shpërdorimit të detyrës dhe pastrimit të produkteve të veprës penale.
Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, ish-deputeti socialist, Alqi Bllako si dhe tre administratorët e kompanive të inceneratorëve, Mirel Mërtiri, Klodian Zoto dhe Stela Gugallja janë dënuar për vepra penale të lidhura me aferën e inceneratorëve, ndërsa ish.zv.kryeministri Arben Ahmetaj ndodhet në arrati.
Inceneratori i Elbasanit është më i vogli mes tre impianteve të planifikuara dhe i kushtoi buxhetit të shtetit 26 milionë euro. Ndonëse u mburr nga qeveria për teknologjinë dhe zgjidhjen që do të ofronte në përpunimin e mbetjeve, impianti është ndezur me hope.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38