Flash News

E-TJERA

Kryebashkiakja e Përmetit me koronavirus: Jam izoluar bashkë me familjen

Kryebashkiakja e Përmetit me koronavirus: Jam izoluar bashkë me

Kryetarja e Bashkisë së Përmetit, Alma Hoxha ka rezultuar pozitive me koronavirus.

Lajmin e beri me dije vet Hoxha, ndërsa shtoi se është karantinuar në shtëpi së bashku me familjarët e saj. Përmes një postimi në profilin zyrtar kryebashkiakja thotë se do të vijojë punën nga shtëpia.

“Të nderuar bashkëqytetarë! Për shkak të shfaqjes së disa simptomave të para, unë dhe familja ime jemi vetë-izoluar duke respektuar rregullat dhe shmangur çdo kontakt të mundshëm. Pak më parë, më konfirmuan rezultatin pozitiv ndaj Covid-19, për këtë arsye do të vazhdoj qëndrimin dhe punën nga shtëpia deri në përmirësim të gjendjes për t’ju rikthyer sërish angazhimeve. Ju uroj shëndet, kujdes për veten dhe të afërmit”, shkruan Alma Hoxha.

Të fundit