Flash News

E-TJERA

Kryetar i PD edhe pas dorëheqjes, analisti ironizon Bashën: Po u ndava nga gruaja, s’do të nxjerr letra pas 10 vitesh

Kryetar i PD edhe pas dorëheqjes, analisti ironizon Bashën: Po u ndava

Analisti Andi Bushati ka ironizuar ish-kreun e PD-së Lulzim Basha ndërsa është folur për dokumentet ku ai rezulton akoma kreu i Partisë Demokratike.

Në emisionin ‘Now” në Euronews Albania, Bushati tha se vetë Basha nuk e quan veten kryetar i PD-së ndërsa solli dhe shembullin e ndarjes nga gruaja.

 “Vetë Lulzim Basha nuk e quan veten kryetar dhe thotë që ju po përdorni letrën time që unë kam bërë para një viti. Ditën që unë  ndahem me gruan, kam një problem me prona, unë nuk nxjerr nga arkivi im një letër para 10 vitesh ku kam menduar që do ndahem nga gruaja sot”-tha Bushati.

 

Të fundit