Flash News

E-TJERA

Kryetari i KMSH-së, Bujar Spahiu, lutet për shërimin e Kryepeshkopit Anastas Janullatos

Kryetari i KMSH-së, Bujar Spahiu, lutet për shërimin e

Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu, ka reaguar në lidhje me gjendjen shëndetësore të Kryepeshkopit të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, Anastas Janullatos, i cili është shtruar në spital që nga data 30 dhjetor 2024.

Në një postim në Facebook, Spahiu ka shprehur shqetësimin për përkeqësimin e gjendjes së Kryepeshkopit dhe ka lutur për shërimin e tij të shpejtë dhe të plotë.

Spahiu theksoi se me Kryepeshkopin Janullatos kanë bashkëpunuar për vite në fushën e dialogut ndërfetar dhe e ka cilësuar atë si një lider të kujdesshëm dhe tolerant për besimtarët që përfaqëson.

Kryepeshkopi Janullatos është shtruar fillimisht për një viroze dhe më pas është dërguar në Athinë për shkak të një gjakderdhjeje, ku është nënshtruar një operacion dhe ndodhet në terapi intensive.

Të fundit