Flash News

E-TJERA

Kryetarja e Dhomës së ndërmjetësimit për vrasjen e Martin Canit: Do të ofrohet ndërmjetësim për familjet e viktimës dhe autorit

Kryetarja e Dhomës së ndërmjetësimit për vrasjen e
Kryetarja e Dhomës së Ndërmjetësimit, Drita Avdyli, ka reaguar mbi ngjarjen e rëndë ku humbi jetën 14-vjeçari Martin Cani, duke ofruar ndërmjetësim mes dy familjeve dhe për shokët e viktimës dhe autorit, por në momentin e duhur.

E ftuar në emisionin “Breaking” në Top News, Avdyli e cilësoi situatën si shumë sensitive dhe theksoi rëndësinë e ndërmjetësimit për shuarjen e konflikteve dhe parandalimin e vetëgjyqësisë.

"Vetëgjyqësia lind nga mosfunksionimi i proceseve gjyqësore. Në këto raste, ndërmjetësimi mund të ndihmojë në shuarjen e pasojave të konfliktit. Ne do të vetë ofrohemi për ndërmjetësim mes dy familjeve, por do të zgjedhim momentin e duhur," deklaroi Avdyli.

Ajo shtoi se ndërmjetësimi është i nevojshëm edhe për shokët e viktimës dhe autorit për të shmangur përshkallëzimin e ndonjë konflikti të ri. "Ky është një rast fatal, por raste të tilla mund të parandalohen përmes këshillimeve nga psikologët dhe ndërmjetësimit," tha Avdyli, duke theksuar rëndësinë e ndërhyrjes në shkolla ku grindjet mes nxënësve janë të shpeshta.

Avdyli njoftoi se do t’i drejtohet ministrit të Drejtësisë për të promovuar më shumë përdorimin e ndërmjetësve në raste të ngjashme, një praktikë që ka dhënë rezultate në vendet e Bashkimit Evropian.

Ngjarja ka nxitur debat për mënyrat e trajtimit të konflikteve mes të miturve, duke e kthyer vëmendjen tek roli i shkollave dhe institucioneve në parandalimin e tyre.

Të fundit