Flash News

E-TJERA

Ksamil/ Gjendet e pajetë turistja hungareze në hotel

Ksamil/ Gjendet e pajetë turistja hungareze në hotel

Një turiste hungareze është gjetur e pajetë në dhomën e një hoteli në Ksamil.

Policia njofton se 66-vjeçarja dyshohet se ketë ndërruar jetë për shkaqe natyrale.

"Sot, në Ksamil, është gjetur pa shenja jete, në dhomën e hotelit ku qëndronte, shtetasja hungareze S. E., 66 vjeçe, e cila dyshohet se ka ndërruar jetë, për shkaqe natyrale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes", njofton policia.

Të fundit