Flash News

E-TJERA

Ktheu hapësirën e përbashkët të pallatit në parkim privat, procedohet 39-vjeçari në Tiranë

Ktheu hapësirën e përbashkët të pallatit në parkim

Lirohet një hapësirë e përbashkët pallati, e kthyer në mënyrë të paligjshme në vendparkim automjetesh, në rrugën “Medar Shtylla” në Tiranë. 

Policia njofton se shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në bashkëpunim me strukturat e Policisë Bashkiake dhe të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit dhe ndërhynë në një hapësirë të përbashkët pallati në rrugën “Medar Shtylla”, e cila ishte zënë pa leje dhe ishte kthyer në një vendparkim automjetesh.

Në përfundim të veprimeve për rastin, u procedua penalisht A. D., 39 vjeç, për veprën penale “Pushtimi i tokës”. Automjetet e parkuara në mënyrë të kundërligjshme u tërhoqën me karrotrec. 

Të fundit