Flash News

E-TJERA

"Ligjet" shpërfillin shqetësimin e Metës, rrëzojnë dekretin për kthimin në Kuvend të "Gjendjes Civile"

"Ligjet" shpërfillin shqetësimin e Metës,
Foto Ilustruese/ Presidenti Meta

Komisioni i Ligjeve ka rrëzuar me 14 vota kundër, 1 pro dhe një abstenim, dekretin e Presidentit Ilir Meta për kthim në Kuvend të ligjit për “Gjendjen Civile”.

Gjatë seancës së sotme të “Ligjeve” ka marrë pjesë edhe këshilltari i Metës, Bledar Dervishaj, i cili parashtroi arsyet e kthimit.

Kujtojmë se, Presidenti e ktheu ligjin me argumentin se ndryshimet në të nuk mund të bëhen në periudhën elektorale pasi do të sillte ndryshimin e numrit të mandateve për çdo zonë zgjedhore.

Sipas Metës, ligj synon të forcojë pozitat e mazhorancës në disa zona zgjedhore duke transferuar fiktivisht qytetarët.

Presidenti argumenton se mazhoranca kërkon ta përdorë këtë nismë për qëllime politike duke nxitur lëvizjen apo transferimin e gjendjes civile të qytetarëve, në formën e vetëdeklarimit “të vonuar”, në zonat ku PS është politikisht e dobët.

Megjithatë, Komisioni i Ligjeve ka shpërfillur argumentat e Presidentit, duke rrëzuar dekretin e tij.

Të fundit