Flash News

E-TJERA

Kthjellime dhe temperatura të qëndrueshme, moti për sot

Kthjellime dhe temperatura të qëndrueshme, moti për sot

Edhe këtë të diel, vendi ynë do të karakterizohet nga moti i kthjellët dhe relativisht i ngrohtë, për shkak të masave ajrore me origjinë Perëndimore – Veriperëndimore që kanë depërtuar drejt Ballkanit.

Përjashtim bëjnë zonat malore në lindje, ku krahas kthjellimeve do të ketë vranësira të herëpashershme, por pa reshje shiu. Stabiliteti atmosferik pritet të vazhdojë edhe gjatë natës.

Sa i përket temperaturave, pritet një rritje e lehtë në vlerat minimale, ndërsa maksimalet do të pësojnë një ulje të vogël. Temperaturat do të variojnë nga 2°C në Peshkopi deri në 19°C në qytetin e Fierit.

Era do të jetë e lehtë deri mesatare, me shpejtësi deri në 45 km/h nga drejtimi jugor, duke krijuar dallgëzim deri në 3 ballë në brigjet detare.

 

Të fundit