Flash News

E-TJERA

Kthjellime dhe ulje temperaturash, moti për ditën e sotme

Kthjellime dhe ulje temperaturash, moti për ditën e sotme

Pjesa e parë e ditës së sotme do të karakterizohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësira të lehta. Këto kushte atmosferike do të vijojnë dhe pasdite me përjashtim të zonave lindore, ku priten dhe shira afatshkurtër.

Sipas Meteoalb, temperaturat e ajrit ulen me të paktën 2 gradë në vlerat minimale dhe maksimale, duke bërë që mëngjesi të shënojë 2°C në zonat malore ndërsa mesdita zbret deri në 21°C.

Era do të fryjë mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi verilindo, duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.

Të fundit