Flash News

E-TJERA

“Ku janë dëmshpërblimet?”, fermerët e dëmtuar nga përmbytjet përplasen me drejtuesit e bashkisë Maliq

“Ku janë dëmshpërblimet?”, fermerët e

Përmbytjet e fundit kanë nxitur fermerët e Maliqit të kërkojnë llogari nga Këshilli Bashkiak.

Në mbledhjen e fundit të mbajtur pikërisht për situatën e shkaktuar nga përmbytjet, fermerët kanë debatuar me drejtuesit e bashkisë, duke kërkuar dëmshpërblim për dëmet që ju janë shkaktuar.

Ata shprehen se numri i fermerëve të prekur është i madh dhe dëmet janë shumë të konsiderueshme në prodhimet bujqësore të cilat iu janë shkatërruar.

Julian Guri, një prej fermerëve, kërkoi rezistencë nga të tjerët, duke deklaruar se nuk do të largohet pa marrë një përgjigje nga qeverisja vendore.

“Asnjë nuk duhet të lëvizi që këtu, ne duam përgjigje konkrete, le të vijë kush të dojë, çfarë do bëhet. Ku janë dëmshpërblimet?”, thotë fermeri.

Të fundit