Flash News

E-TJERA

Ku ndodhet dhe si është gjendja shëndetësore e ish-kryeprokurorit? Flet avokati i Adriatik Llallës

Ku ndodhet dhe si është gjendja shëndetësore e

Ish prokurori i përgjithshëm Adriatik Llalla nuk u gjend në shtëpi pasi policia kreu një kontroll në banesën e tij mbrëmjen e sotme, për të ekzekutuar urdhrin e SPAK për arrestimin e tij.

Policia nuk dha detaje për median, ndërsa mësohet se pas këtij operacioni Llalla është shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Po ku ndodhet Llalla?  

Sokol Hazizaj, avokat i Llallës, i ftuar në ‘Open’ tha se ka kohë që nuk ka komunikuar me klientin e tij. Avokati shton se Gjykata është njoftuar para një muaj për gjendjen shëndetësore të Llallës, që sipas avokatit është një gjendje e rëndë duke mos e cilësuar llojin e sëmundjes.

“Edhe vetë zoti Llalla dhe nëpërmjet meje kemi një muaj që kemi njoftuar gjykatën për gjendjen e rëndë shëndetësore. Arsyeja pse ka qenë një periudhë të gjate kohore në shërbimin mjekësor, dhe së dyti po ritheksoj sa kohë Llalla i ka besuar respektivisht në mbrojtjen e tij ligjore një avokati nuk është i detyruar të vijë në ambientet e gjykimit. Jam indiferent në raport se ku ndodhet i mbrojturi prej meje.

Di që kemi paraqitur para gjykatës aktin procedurial të gjendjes shëndetësore. Kam kohë që nuk kam komunikuar me Llallën”, tha avokati.

I pyetur se nga se vuan ish kryeprokurori, avokati tha “Jam indiferent në raport me atë që bën Llalla. Mendoj që besimi i tij nuk është lëkundur ndaj mbrojtjes ligjore”.

Të fundit