Flash News

E-TJERA

Kukësi zbardhet nga dëbora, probleme në qarkullimin e mjeteve, bllokohet 'Rruga e Kombit'

Kukësi zbardhet nga dëbora, probleme në qarkullimin e mjeteve,

Qarku i Kukësit është përfshirë nga reshjet e dëborës, e si pasojë kanë sjellë edhe vështirësi në qarkullimin e mjeteve.

Rruga që ka shfaqur më shumë probleme ka qenë ajo e Kombit në segmentin Thirr-Fan-Reps, ku për shkak të prezencës së borës e akullit janë shënuar dy aksidente zinxhirë, ndërsa në daljen e fshatit Fan një mjet tjetër ka dalë nga rruga, fatmirësisht vetëm me dëme materiale.

Reshjet e borës janë prezente në të gjitha akset nacionale e rurale, drejtuesit e mjeteve duhet të bëjnë kujdes të ulin shpejtësinë dhe të jenë të pajisura me mjete dimërore.

Trashësia e borës ka arritur në disa centimetra, ndërsa rrëshqitja e një kamioni ka shkaktuar bllokimin e këtij aksi rrugor ne Miredite.

Rrëshqitja e kamionit ka shkaktuar radhë të gjata automjetesh, ndërsa nga ky incident deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar.

Mjetet borëpastruese ndodhen në terren dhe po punohet për rikthimin e normalitetit në qarkullim.

Të fundit