Flash News

E-TJERA

“Kukull e Ramës”, Patozi: PD, parti me mentalitet stalinist, më keq se të gjitha partitë e tjera në vend

“Kukull e Ramës”, Patozi: PD, parti me mentalitet stalinist,

Astrit Patozi, koordinatori i partisë Bindja Demokratike deklaron se e ka parë me trishtim ballinën e gazetës Rilindja Demokratike kur u rendit bashkë me Rudina Hajdarin, Jozefina Topallin dhe Myslim Murrizi si ‘kukulla të Ramës’.

Duke folur në ‘Real Story’, Patozi thotë se PD tregoi se ka mentalitet stalinist, madje më keq se të gjitha partitë e tjera në vend.

“E kam parë me shumë trishtim, pa ndjenjë mllefi. Gazetën RD që kam drejtuar prej 10 vitesh e pashë veten ‘wanted’.

Shëtis në këmbë në cdo cep të vendit pa asnjë merak. Pashë që partia që unë kam pë4rfaqësuar për shumë vitesh është në një stad të rëndë, me një mendësi staliniste dhe është më keq se të gjitha partitë e tjera në vend, si mentalitet. Është më i rrënuar se ai i PS

PS ka 1 mijw gjynahe, por nuk e ka këtë. Kwta thonë ose vdisni në pension në shtëpi ose jeni me ne, ose jemi armiq. Në 2017-ën ishim të panevojshëm për PD, ne kishim dy rrugë,  ose do rrinim në shtëpi ose do merreshim me politikë por me një projekt të ri”, tha Patozi.

Të fundit