Flash News

E-TJERA

Kulla në selinë e PD, Mazniku e konfirmon: Projekti erdhi në zyrat e Bashkisë nga pronarët

Kulla në selinë e PD, Mazniku e konfirmon: Projekti erdhi në

Projekti që qarkulloli fillimisht në media, për shndërrimin e truallit të PD-së në një zonë me ambiente banimi dhe hotele luksoze, u zbardh nga Politiko.al. Tashmë projekti ka mbërritur në zyrat e Bashkisë së Tiranës.

Lajmi është konfirmuar edhe n ga nënkryetari i Bashkisë, Arbjan  Mazniku. I ftuar në studion e "Çim Peka Live", Mazniku u shpreh se projekti është dorëzuar nga persona që pretendojnë se janë pronarë të truallit, teksa sqaroi edhe pozicionin e projektit.

"Sot që flasim pronar i atij territori është shteti shqiptar, por pronarë pretendues të truallit që nuk iu është kthyer prona, kanë pasur ide për mënyrën si mund të zhvillohet një pronë që pretendohet se është e tyre. Projekti ka ardhur nga pronarët pretendues të truallit. Projekti i kullave ndodhet në anën veriore të xhamisë, në drejtimin mes xhamisë dhe Parlamentit. Ndërkohë që kjo që kemi në krah është mes xhamisë dhe Bankës së Kursimeve ose BKT-ja", tha Mazniku.

Ndër të tjera, nën kryetari i Bashkisë Tiranë sqaroi edhe kriteret në bazë të të cilave mund të japë leje bashkia për të filluar zbatimi i projektit.

"Bashkia e Tiranës mund të japë leje vetëm në dy kushte: E para, të jepet në përputhje me plkanin urbanisitk. E dyta, pronarët e truallit të jenë dakord me atë lloj zhvillimi. Pronarë apo administratorë kush e menaxhon truallin në ato momente. Sipas ligjit, Bashkia e Tiranës ka vetëm dy elementë, përputhshmëria me planin urbanistik, është i gjetshëm online dhe element thelbësor është dakordësia e pronarëve ligjorë të truallit. Nuk flasim as kush është pronar i supozuar, i pretenduar apo admnistrator, por personi që ka emrin në Hipotekë si pronar i truallit, për zhvillimin e truallit. Pra, plani urbanistik dhe pronësia mbi truallin janë dy elementët theblësorë", deklaroi Mazniku.

Të fundit