Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Kullat e betonit lartësohen, … por ato janë vetëm për “tanët”!

Ndërtimi është aktivitet ekonomik përgjithësisht dinamik e me kontribut të rëndësishëm në prodhimin ekonomik të shteteve.
Përqendrimi i popullsisë urbane; shfrenimi i fantazisë arkitekturore dhe rritja e kërkesave të individëve, bizneseve dhe qeverive për produkte të industrisë ndërtimore, e ka shndërruar sektorin e ndërtimit në një sektor të lakmuar për investime dhe njëherësh sektorin nga i cili prodhohen biznesmenë të mëdhenj e të fuqishëm. I kombinuar me projekte arkitekturore, ky sektor ia ka dalë që në botë të na japë bukuri madhështore objektesh apo qytetesh, duke kthyer në krenari për arkitektin e ndërtuesin, si dhe vlera arkitekturore e turistike për vendin.
Në Shqipëri, i lakmuar për shkak të normave të larta të fitimit, kërkesës së lartë që u shfaq në vend pas vitit ’90 për punë ndërtimore, sektori i ndërtimit paralelisht është shoqëruar me mjaft përfolje mediatike dhe më tepër atashohet me një imazh negativ.
Sa më shumë rriten katet dhe kostot e ndërtimit, aq më shumë po përforcohet ky perceptim në publik.
Profili i negativit, që i është mveshur pa dallim gjithë sektorit të ndërtimit dhe ndërtuesve në Shqipëri, ka disa vite që është shtuar edhe me akuzat e hapura publike për korrupsion dhe pastrim parash, si me burim paranë e trafiqeve ilegale, ashtu edhe paranë e fituar me korrupsion apo përmes evazionit fiskal.
Ndërkohë, pakkush po merret me problematikat e sektorit dhe po bën filtrimet e nevojshme ndërmjet ndërtuesit inxhinier e bizensmen dhe ndërtuesit klietelist.
Pak e më pak emra ndërtuesish (pronarë, inxhinierë e arkitektë) që u përfshinë në këtë sektor pas ’90-ës, po përmenden sot, duke i lënë vendin një pakice emrash klienteliste, të cilët tashmë në retorikën mediatike janë ndarë si pjesëtarët të oborreve të krerëve të politikës dhe mvishen me fuqinë e sekserit dhe pazarexhiut ndërmjet këtyre oborreve politike.
I gjithë ky imazh negativ në pamje të parë duket sikur është shumë i përafruar me të vërtetën. Por analiza shkak – pasojë që zhvillohet në këtë rast për publikun qëllimisht ka përkëmbyer shkakun me pasojën.
Publiku në Shqipëri sheh pasojën: qytete dhe territore jashtëqytetëse që po betonizohen pa kriter; zvogëlim ambientesh publike dhe të gjelbëruara, duke shkatërruar natyrën dhe historinë; çmime tepër të larta, e ndonjëherë jashtë logjikës, që njëherësh nuk shoqërohen me cilësi; grabitje me dhunë apo mashtrim e trojeve, duke ndërtuar objekte jo të këndshme nga ana arkitekturore e shpesh në shkelje të lejeve të ndërtimit; keqtrajtim të punëtorëve, duke i punësuar ata në të zezë.
Sektori madje ka patur edhe kostot e veta në jetë njerëzish, duke filluar nga rastet e aksidenteve në punë për punonjësit, e deri tek ndërtuesit. E thënë ndryshe, duket sikur gjithë sektori i ndërtimit, si dhe ndërtuesit apo zhvilluesit e pronave “po tërheqin prej hundësh” shtetin, shoqërinë dhe ekonominë shqiptare.
Nuk mohohet që sot pasojat negative të aktivitetit ndërtimor janë mjaft të ndjeshme. Por a është shkaku kryesor ndërtimi dhe ndërtuesi? Sigurisht që do të donim të kishim ndërtues e biznesmenë të përkorë, që më shumë mendojnë për ambientin, për shoqërinë, për cilësinë e jetës, për të ardhmen, duke i peshuar këto më tepër sesa qëllimi për të cilin kryhet një aktivitet biznesi. Por kjo nuk ndodh dhe nuk ka argument ekonomik të ndodhë.
Prandaj një shoqëri krijon e zbaton ligje e rregulla, që të mbrojë veten dhe të ekuilibrojë objektivat fitim / përfitim. Të supozojmë se do të ekzistonte një ndërtues i tillë i përkorë.
Pyetja që shtrohet në këtë rast është a do të mbijetonte ai në tregun shqiptar me rregullat e lojës që u vendosën në terren krejt të ndryshëm nga çfarë mund të parashikojnë ligjet? Prandaj pa frikë mund të themi se në këtë aspekt, duket se prej kohësh shigjeta anatemimit ka humbur shënjestrën e saktë.
Nuk duhet të implikojmë në çdo rast anatemimi ndërtuesit seriozë.
Mjaft syresh e ushtrojnë veprimtarinë e tyre konform rregullave të tregut dhe kornizës ligjore dhe me shumë vështirësi për të mos cenuar integritetin e tyre, pavarësisht se po e gjejë veten gjithmonë e më shumë të kaluar në periferi të punëve ndërtimore si në aspektin territorial, ashtu edhe në aspektin e përmasave të projekteve.
Për ta analizuar qartësisht këtë situatë duhet të dallohet mirë shkaku dhe pasoja, shkaktari dhe ai që e pëson. Dhe ja pse:
Perceptimi – Ndërtuesit korruptojnë! Patjetër që në procesi i prokurimeve publike, i dhënies së lejeve të ndërtimit, i ndërtimit në shkelje të kushteve të lejeve të ndërtimit, i miratimit të lejeve të shfrytëzimit shoqërohet ka rate që shoqërohet edhe me korrupsion (shqip: pagesa të parave nën dorë).
Duhet bërë dallimi se cilët mund të veprojë jo në përputhje me rregullat. Dhe shtrohet pyetja: kujt i jepen të tilla pagesa? Askujt tjetër, përveç zyrtarit të shtetit.
Perceptimi – Ndërtuesit grabisin prona publike dhe private! Përsëri mund të themi që po kanë ndodhur të tilla raste. U është vënë syri trojeve publike e private dhe mbi to është ndërtuar. Me leje të kujt? Të askujt tjetër, përveç zyrtarit të shtetit.
Perceptimi – Ndërtuesit janë makutër për fitime! Shpeshherë punësimi në të zezë, mungesa apo mosrespektimi i kushteve teknike kanë krijuar rreziqe për jetën; po ashtu importimi i lëndëve të para ndërtimore jo cilësore apo me raste edhe të rrezikshme. Cilësia e punimeve në jo pak raste është jo e mirë. Më e dukshme kjo është në punimet publike.
Nga ana tjetër, të mbështetur dhe nga një kërkesë në rritje, çmimet e larta të ndërtesave apo kostot e larta të punimeve në ndërtim dukshëm janë një deformim i kërkesë / ofertës, si dhe mbështetja me mekanizma shtetërorë, si çmimet e referencës apo përqendrimi i lejeve të ndërtimit, kanë çuar në norma të larta fitimi.
Dhe kush ka neglizhuar praninë e këtij deformimi kosto / çmim / përfitim në këtë sektor ekonomie? Si gjithnjë zyrtari i shtetit.
Mjafton një referencë e thjeshtë mbi mënyrën sesi aplikohet TVSH në sektorin e ndërtimit, jo mbi çmimin e shitjes, por mbi një tregues kostoje për të kuptuar që mekanizmi në fakt favorizon grupin e ndërtuesve klientelistë të preferuar për të kryer aktivitet në ato zona e projekte ku çmimi është i lartë, pra duke rënduar më tepër me barrë fiskale ata ndërtues që angazhohen në punë më modeste.
Perceptimi – Ndërtuesit pastrojnë para! Një pjesë e aktivitetit ndërtimor në forma të ndryshme edhe financohet nga para me origjinë të dyshimtë. Kanali i pastrimit të parasë lehtësohet edhe nga skema me parablerje që u instalua që në fillim në Shqipëri në blerje pronash rezidenciale dhe përdorimin edhe të parapagimit për punimet publike.
Një skemë e tillë vijon krijoi mundësi që operatorë pa kapitale apo që nuk arrijnë të demonstrojnë se kanë kapacitete për të gjetur financime të mjaftueshme për të kryer punë të mëdha ndërtimore. Edhe projekte të paraqitura si investime të huaja strategjike në bregdet po reklamojnë pikërisht këtë skemë parablerjeje.
Mbi të gjitha tolerohen transaksionet në para në dorë e jashtë kanaleve formale bankare në shuma të konsiderueshme. A mund të fajësohet vetëm ndërtuesit për skema të tilla të qarkullimit të kapitaleve? Sigurisht jo, kur shteti ka një ushtri zyrtarësh dhe institucionesh që duhet të ndjekin paranë dhe të imponojnë zbatim rigoroz të përcaktimeve ligjore.
Perceptimi – Ndërtuesit dëmtojë ambientin, cilësinë e jetës dhe historinë! Po ka ndodhur të dëmtohet ambienti që nga shfrytëzimi pa kriter i zhavorrit të lumenjve e guroreve, tek sipërfaqja mbi të cilën ndërtohet, te shkatërrimi i lulishteve, shkatërrimi i objekteve historike të largëta e të afërta, e deri te lartësitë, ngjeshja e ndërtimeve dhe mosruajtja e distancave, me arkitektura nga më të përçudnuarat.
Nuk ka nevojë të shëtisësh shumë në Shqipëri të rrokësh dëmin e shkaktuar.
Mjafton një ecje 10-minutëshe në qendër të Tiranës. Askush nuk e detyroi pushtetin në Shqipëri të përqafonte projektin e quajtur francez për qendrën e Tiranës. Përkundrazi!
Po bëhet më se e qartë se me vetëdije u zgjodh ai projekt që po zhbën gjithë fizionominë historike të Tiranës në këmbim të një qyteti të ardhshëm joestetik dhe pervers nga pikëpamja e arkitekturës dhe funksionalitetit. Kush e ka lejuar gjithë këtë katrahurë? Askush tjetër, përveç zyrtarit të shtetit.
Por sektori i ndërtimit nuk është i tëri dhe vetëm “personazh negativ”. Sektori i ndërtimit në këto vite ka qenë motori kryesor i rritjes ekonomike në vend, që ka siguruar punësim, që mbështet një zinxhir të tërë aktivitetesh të tjera ekonomike dhe sigurisht që ka kontribuar në të ardhurat e buxhetit.
Prej tij janë prodhuar edhe të pasurit, madje të pasuruar me shpejtësi, që kanë shtrirë aktivitetin investues edhe përtej ndërtimit. Qëllimisht retorika për publikun fokusohet në “ndërtimin” e një imazhi të keq për sektorin e ndërtimit.
Në këtë mënyrë zhduket nga radarët publikë shkaku kryesor i pasojave të dëmshme në vite nga ky sektor, që është politika e ngritur mbi korrupsion e keqbërje.
Kjo politikë, me sistemin e ndërtuar, detyron që për të mbijetuar t’i nënshtrohesh kësaj skeme keqbërjeje. Nuk ka asnjë moment të vendimmarrjes për këtë sektor ku nuk janë të pranishëm zyrtarët e shtetit.
Retorika më e fundit për kullat që ndërtohen pas TOB-it në Tiranë, nxori në pah një aspekt edhe më përçudnues të kësaj propagande: pushteti politik në fuqi duhet ta krijojë dhe ta mbajë korrupsionin vetëm brenda oborrit të vet.
Deri këtu ka evoluar perversiteti i militanizmit pushtetor, që këtë herë i bëri thirrje hapur instinktit të luftës së klasave që duhet të zhvillohet e pakompromis edhe në ekonomi.
Tashmë korruptimi i tregut dhe krijimi i “ndërtuesve klientelistë” nga politika pushtetore, duket se po hyn në “fazë të re”, në fazën e përqendrimit absolut, ku asnjë e mirë ekonomike nuk duhet të dalë nga oborri i pushtetit.
Propaganda këtë radhë po e thotë hapur. Prandaj për çdo kullë që po lartësohet problemi për propagandën qëndron tek fakti se nga cili oborr politik është ndërtuesi apo sa aksione ka në të tilla projekte ndërtuesi që quhet i opozitës.
Ndërkohë, kullat e betonit do të vijojnë të lartësohen pa ndalim. Por ato kulla janë vetëm për “ne” të pushtetit dhe për ata që janë “tanët”. Nuk mund të ketë më ekonomi “në duar të armiqve”. Problemi i vërtetë që fillon dhe mbaron tek ai zyrtari që miraton gjithçka lihet në harresë./ Monitor
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38