Flash News

E-TJERA

Kulluri: Në 26 prill do rifillojë e njëjta histori!

Kulluri: Në  26 prill do rifillojë e njëjta histori!

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Evrin Kulluri është shprehur i indinjuar në rrjetet socilae duke thënë se duam apo nuk duam që të rinjtë në vendin tonë të punojnë për lëmoshë si kamarierë, banakierë apo në call centera.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kulluri thote se në 30 vjet tranzicion vendi ynë s'ka parë një investim të huaj, veç Devollit dhe Tap-it, i revoltuar ai ngren pyetjen " Ku dhe sa do paguhen njerëzit në këtë vend që sheh të trashen llogaritë dhe asetet e 10 miliardereve që hanë e pijnë me 10 politikanë e ndajnë fitimet me ta"?

Sipas tij, në 26 prill do vazhdojë e njëjta histori, nga njëra anë 2.8 milioneë shqiptare dhe në anën tjetër 20 të pangopur!

Postimi i plotë:

Ceshtja eshte e thjeshte, do merremi nese na pelqen apo jo Stresi apo do vazhdojne te rinjte te punojne per lemoshe kamariere dhe banakiere apo ne call centera?!

A do perpeliten familjet e reja ne mbijetese apo do kene mundesi te jetojne normalisht ne vendin e tyre? Cfare te paguaje me pare nje cift i sapomartuar, qirane, makinen, pushimet, veshjet, lodrat e femijes apo asnjeren nga keto dhe te shohe Ramen, Veliajn e Bashen duke treguar peralla ne facebook?

A do vazhdojne 600 mije pronare te bejne sehir ndersa oligarket e qeverise ndertojne resorte ne tokat e tyre?

A do zvarriten me pensione qe gjysma u shkojne ilace mosha e trete dhe te presin ne rradhe per dergesat e femijeve emigrante?

A do vazhdojne fermeret te luajne “hapa dollapa” me policine bashkiake qe u grabit trastat me speca e domate neper lagjet e qyteteve?

Kemi 30 vjet tranzicion dhe s’po shohim nje investim te madh te huaj pervec Devollit dhe TAP-it? Ku dhe sa do paguhen njerezit ne kete vend qe sheh te trashen llogarite dhe asetet e 10 miliardereve qe hane e pijne me 10 politikane e ndajne fitimet me ta?

Ne 26 prill do rifilloje e njejta histori! Nga njera ane 2.8 milione shqiptare dhe ne anen tjeter 20 te pangopur!

 

Të fundit