Flash News

E-TJERA

Kultivonin lëndë narkotike, 3 të arrestuar në Shkodër, sekuestrohen 19.5 kg kanabis

Kultivonin lëndë narkotike, 3 të arrestuar në Shkodër,

Policia ka vënë në pranga 3 persona në Shkodër për kultivim lëndësh narkotike.

Të arrestuarit janë dy vëllezërit E.K., 25 vjeç , E.K., 22 vjeç, të cilët janë autorët e dyshuar të disa rasteve të tentativës për kultivim të kanabisit në fshatin Benë dhe Gj.D., 44 vjeç.

Gjatë operacionit, policia ka gjetur dhe ka sekuestruar disa doza me droga të forta dhe 19.5 kg lëndë narkotike kanabis sativa.

Njoftimi i policisë:

DVP Shkodër

Vijojnë kontrollet masive të territorit me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike.

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar "Bena" , arrestohen në flagrancë 3 shtetas për kultivim të bimëve narkotike.

Vihet në prangat e Policisë dhe një 40-vjeçar, për shpërndarje në doza të drogave të forta.

Sekuestrohen 19.5 kilogramë lëndë narkotike cannabis sativa si dhe doza me lëndë narkotike kokainë

Në zbatim të planit të masave për kontrollin e territorit, me qëllim parandalimin dhe goditjen e rasteve të tentativave për kultivim të kanabisit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau Dejës, në bashkëpunim me DVP Shkodër kanë ushtruar kontrolle në sipërfaqe të pyllëzuara, banesa të braktisura apo ish-reparte ushtarake, dhe nën drejtimin e Prokurorisë Shkodër , bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Bena”, si rezulat i të cilit u ndaluan shtetasit E.K., 25 vjeç , E.K., 22 vjeç, (vëllezër), banues në fshatin Benë, Vau Dejës.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se shtetasit e lartëpërmendur, janë autorët e dyshuar të disa rasteve të tentativës për kultivim të kanabisit në fshatin Benë, Njësia Administrative Shllak, Bashkia Vau Dejës.

Po në vijim të operacionit të koduar “Bena”, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau Dejës, u arrestua në flagrancë shtetasi Gj.D., 44 vjeç , banues në fshatin Kosmaç, Vau Dejës, pasi nga kontrolli i ushtruar nga shërbimet e policisë në një serë në pronën e tij u gjetën të kultivuara disa bimë narkotike kanabis. Gjithashtu gjatë kontrollit shëbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale dhe 19.5 kilogramë lëndë narkotike cannabis sativa.

Gjithashtu po në vijim të operacionit nga specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në DVP Shkodër u arrestua në flagrancë shtetasi N.D., 40 vjeç banues në fshatin Bleran, pasi në sheshin “Prekë Cali” Shkodër , gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin që drejtohej nga shtetasi i lartëpërmendur iu gjetën të fshehura disa doza të vogla të dyshuara lëndë narkotike e llojit kokainë dhe një shumë eurosh, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Nga hetimet paraprake të kryera bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative dyshohet se ky shtetas merrej me shpërndarje në doza të vogla të drogave të forta kryesisht kokainë.

Materialet procedurale në ngarkim të shtetasve të lartëpërmendur i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme.

 

Të fundit