Flash News

E-TJERA

Kultivuan ka*abis në mes të pyllit, arrestohen 2 persona në Shkodër

Kultivuan ka*abis në mes të pyllit, arrestohen 2 persona në

Janë arrestuar 2 persona në Shkodër pasi kultivuan kanabis.

"-Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër dhe Statcionit të Policisë Theth, në fshatin Gimaj, u gjetën 133 bimë cannabisi. Si rezultat i hetimeve dhe veprimeve profesionale policore, u identifikua, u kap dhe u arrestua autori i dyshuar i këtij rasti, shtetasi Gj. M., banues në fshatin Gimaj;

-Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, në fshatin Shegan, u gjetën 279 bimë cannabisi. Gjithashtu, u identifikua autori i dyshuar i kultivimit të këtyre bimëve, një shtetas 17 vjeç, për kapjen e të cilit, Policia vijon punën;

-Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, në fshatin Benë, u asgjësuan 1267 bimë cannabisi. Vijon puna për identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të autorit/ëve të këtij rasti.

Megaoperacioni “Territor i pastër” vijon.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.", njofton policia. 

Të fundit