Flash News

E-TJERA

Kumbaro pas 4 orësh në SPAK: U thirra për çështjen e stadiumit 'Arena'

Kumbaro pas 4 orësh në SPAK: U thirra për çështjen e

Ministria e Arsimit, Mirela Kumbaro ka folur shkurtimisht për mediat pasi doli nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme, ku qëndroi për 4 orë. 

Ai tha se ishte thirrur si person në dijeni për çështjen e stadiumit Arena.

“Isha në cilësinë e personit në dijeni për një çështje që ka të bëjë me stadiumin Air Albania,” u shpreh ajo, pa dhënë detaje të mëtejshme.

Ministrja, e cila u paraqit rreth orës 13:00 pranë ambienteve të Prokurorisë së Posaçme dha një deklaratë të shkurtër për mediat, duke theksuar se roli i saj ishte thjesht si person në dijeni të rrethanave të hetimit.

Kjo është hera e parë që Kumbaro paraqitet pranë prokurorëve të posaçëm.

 

Të fundit