Flash News

E-TJERA

Kundër ndërtimit të resortit turistik, banorët e Rrjollit protestojnë para SPAK-ut

Kundër ndërtimit të resortit turistik, banorët e Rrjollit

Banorët e fshatit Rrjoll të Velipojës në Shkodër kanë protestuar sot para Prokurorisë së Posaçme. Me pankarta në duar ata protestuan kundër ndërtimit të një resorti turistik.

Banorët kanë deklaruar se resorti po ndërtohet në një zonë ku ata kanë pronat e tyre dhe kjo po i dëmton. Ata apeluan për drejtësi dhe bënë përgjegjëse për hedhjen e firmës për lejen e ndërtimit edhe zv/kryeministren Belinda Balluku, e cila tashmë është marrë e pandehur nga SPAK.

Banorët mbanin në duar parulla e pankarta me thirrjet: “Drejtësi, Drejtësi, drejtësi!”, “Besojmë te SPAK”, “Duam drejtësi”,  “Kërkojmë pronat tona” dhe të tjera.

Të fundit