Flash News

E-TJERA

"Kundër premtimeve të pambajtura për arsimin"/ Studentët njoftojnë protestë më 19 dhjetor

"Kundër premtimeve të pambajtura për arsimin"/

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi sot një takim me pedagogë dhe studentë, ku u diskutua situata aktuale e arsimit të lartë në Shqipëri dhe dështimi i qeverisë për të përmbushur premtimet e bëra për arsimin. Gjatë këtij takimi, studentët njoftuan një protestë masive që do të mbahet më 19 dhjetor në orën 12:00, për të kërkuar realizimin e paktit për universitetin të vitit 2018, i cili ende nuk është realizuar.

Protesta do të nisë nga godina “Liria” në kampusin universitar të Tiranës dhe do të përshkojë rrugën deri në Ministrinë e Arsimit. Studentët kërkojnë përmbushjen e premtimeve të qeverisë, si dhe ndalimin e shkatërrimit të hapësirave universitare për projekte që nuk kanë lidhje me interesat e studentëve. Ata gjithashtu kundërshtojnë uzurpimin e këtyre hapësirave për aktivitete që nuk përputhen me nevojat dhe kërkesat e studentëve.

Ky veprim është një reagim ndaj vonesave të shumta dhe premtimeve të pambajtura nga ana e qeverisë, të cilat kanë ngritur shqetësime në mesin e studentëve dhe pedagogëve të vendit.

Të fundit