Flash News

E-TJERA

Kundër punësimit me detyrim, studentët e mjekësisë sërish në protestë

Kundër punësimit me detyrim, studentët e mjekësisë

Studentët e Fakultetit të Mjekësisë kanë dalë sërish sot në protestë, pasi kundërshtojnë nismën e qeverisë shqiptare për t’i punësuar ata me detyrim.

Studentët deklaruan se kanë biseduar me ministrinë, por nuk kanë arritur në asnjë konkluzion, ndaj janë në nivelet e protestave.

“Nuk ka konsultime, nuk ka pasur tentativa për diskutime. Ne kemi mbetur në nivelin e protestave pa përgjigje. U dërguan emaili tek të gjithë studentët dhe sipas dëshirës janë mbledhur për ta diskutuar”, tha një student.

Ne po luftojmë për një të drejtë, jo për tu larguar nga vendi, por një të drejtë që e gëzojnë të gjithë, e drejta për të punuar aty ku kanë dëshirë.

Në kundërshtojmë propozimin e ministrisë dhe tarifën prej 5 mijë euro. Në do vazhdojmë me protesta dhe protestat nuk do të ndalen derisa ky propozim të hidhet poshtë”, tha një student.

Studentët e Mjekësisë jo vetëm kundërshtojnë këtë vendim, por ata shprehen edhe kundër penalizimeve financiare që vijnë me të.

Për ta ky akt është i padrejtë dhe se qeveria në vend që të krijojë ligje për të ndaluar mjekët të largohen jashtë vendit, duhet të përmirësojë kushtet që ata të qëndrojnë.

Të fundit