Flash News

E-TJERA

Kundërshtoi dhe goditi efektivin e policisë, në pranga 29-vjeçari

Kundërshtoi dhe goditi efektivin e policisë, në pranga

Një 29-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës në rrugën Ndre Mjeda pasi ka kundërshtuar urdhrin e policisë.

Sikur të mos mjaftonte kjo, i riu edhe ka goditur efektivin e policisë për të shmangur kontrollin fizik ndaj tij.

Në pranga kanë rënë edhe 5 drejtues të tjerë automjetesh pasi po drejtonin mjetin pa leje përkatëse dhe të dehur.

Njoftimi i plotë:

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. A., 29 vjeç, pasi në rrugën “Ndre Mjeda”, ka kundërshtuar dhe goditur për shkak të detyrës punonjësit e Policisë, për të shmangur kontrollin fizik ndaj tij.

Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

A. N., 48 vjeç, pasi në rrugën “Demokracia”, u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse;

E. B., 26 vjeç, G. I., 36 vjeç, A. B., 46 vjeç, dhe E. B., 32 vjeç, pasi janë kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur.

-Nga Seksioni për Hetimin e Korrupsionit u procedua në gjendje të lirë, për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, shtetasi S. Xh., 22 vjeç, me detyrë administrator në godinat e Qytetit Studenti, sepse i ka marrë një shumë parash një studenti, për regjistrimin në një nga këto godina.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore.

Të fundit