Flash News

E-TJERA

Kundërshtojnë ndërtimin e fabrikës së bitumit, banorët e Fierzës në protestë, bllokojnë rrugën

Kundërshtojnë ndërtimin e fabrikës së bitumit,

Banorët e Njësisë Administrative Fierzë në Tropojë janë ngritur sërish në protestë paraditen e sotme duke kërkuar ndërprerjen e punës në gurore dhe ndërtimin e një fabrike bitumi e cila do të ndërtohet në anë të rrugës.

Banorët thonë se ndërtimi i fabrikës do të dëmtonte habitatin natyror të bjeshkëve, turizmin malor si edhe do të ndikonte në ndotjen e ujit të pijshëm që furnizon banesat e tyre.

Ata kanë bllokuar aksin nacional Fierzë-Sheshi Trageteve-Bajram Curri duke krijuar një radhë të gjatë automjetesh. Të bllokuar kanë mbetur po ashtu edhe punonjësit e HEC Fierza.

Të fundit