Flash News

E-TJERA

Kundërshtojnë projektin Thumanë-Kashar, banorët e Bërxullës sërish në protestë: Ministrat janë kukulla

Kundërshtojnë projektin Thumanë-Kashar, banorët e

Banorët e Bërxullës kanë dalë sërish në protestë për të kundërshtuar projektin e qeverisë për ndërtimin e Rrugës Thumanë-Kashar.

Ata kërkojnë që pronat e tyre të mos shemben, pasi nuk janë dakord me vlerën që qeveria iu ka vendosur në dispozicion si kompensim. Disa prej banorëve kanë tentuar të bllokojnë edhe rrugën e Rinasit.

“Prona është e shenjtë. Rruga nuk ka leje ndërtimi. Nuk ka alternativë për tu futur në pronat tjera. Firma nuk ka bërë aplikim për tu futur në pronë. Pa dakordësinë tonë, rruga nuk do të zhvillohet.

Nuk ka ngelur asnjë artikull që të mos jetë i 3-fishuar. Në 2005 është vlerësuar me 9 euro, sot ka shkuar në 4 euro. Juristët ndaj nuk e dinë, unë që nuk jam i fushës i di ligjet. Këtu ka paligjshmëri në të gjitha hallkat dhe institucionet e shtetit.  Ata ofrojnë vlerën e banesave, por jemi në negociata. Ky zhvillim bëhet për pronën, banesa është e dyta”, ka thënë njëri nga banorët.

Një tjetër banor shprehet se nuk mund të braktisë tokën, për t’i plotësuar tekat një individi.

“Jam autokton, nuk kam pushtuar toka. Sot vjen një individ që do të marrë rrugën.  Pse duhet të largohem unë nga fshati? për ti plotësuar tekat një individi?”, tha një nga banorët.

“Ministrat janë vetëm kukulla, çdo gjë bëhet nga Edi Rama. Këta bëjnë dallavere, nuk duan t’ia dinë për popullin. Nuk ka marrëveshje kështu. Do të bllokojmë dhe aksin tjetër të rrugës. Vijnë vetëm kur janë zgjedhjet. Në këtë fshat nuk ka as ujë, as drita. Nëse nuk na dëgjojnë, as ne nuk do i dëgjojmë dot. Ne nuk i kemi vjedhur. Nuk pyesim më për shtetin, shtet jemi vetë”, u shpreh një tjetër.

 

Të fundit