Flash News

Kosova

Kundërshton kryetarët e veriut, Lista Serbe i vendos ultimatum qeverisë së Kosovës

Kundërshton kryetarët e veriut, Lista Serbe i vendos ultimatum

Nënkryetari i Listës Serbe, Igor Simiç e ka cilësuar betimin e kryetari t të ri të Mitrovicës së Veriut, Erden Atiç, pushtim të veriut. Simiç tha në një deklaratë për mediat se ky pushtim do të përfundojë kur të vendosin serbët.

Lista Serbe i la afat qeverisë Kurti deri më 1 qershor për të “ndaluar represionin, shpronësimin, arrestimin, persekutimin dhe sulmet ndaj serbëve”.

“Përgjigjja e popullit serb do të pasojë më 1 qershor, ata do ta mbrojnë veten me të gjitha mjetet", tha Simiç duke shtuar se Lista Serbe ka arritur të ruajë qetësinë dhe të frenojnë njerëzit që të mos reagojnë ndaj emërimit të Atiç.

Reagimi i Listës Serbe vjen pasi Atiç, më 19 maj u betua para Kuvendit Komunal të Mitrovicës së Veriut, procedurë kjo solemne për të marrë detyrën si kryetar. Atiç fitoi rreth 550 vota ose 66 për qind të votave.

Të fundit