Flash News

E-TJERA

Kupa e përbashkët 'Nënë Tereza', Duka tregon për projektin e rëndësishëm me federatën kosovare

Kupa e përbashkët 'Nënë Tereza', Duka tregon

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka zhvilloi sot një takim me homologun kosovar, Agim Ademi. Ai foli për projekte të përbashkëta, të nivelit menaxherial mes të dy federatave dhe të nivelit të përgatitjeve të trajnerëve dhe arbitrave.

Duka tregoi edhe projektin e rëndësishëm që u anullua për shkak të pandemisë, ndërsa shtoi se është objektiv që do ta realizojmë në vitet në vazhdim.

“Jam i gëzuar që prita presidentin e Federatës së Kosovës, si dhe gjithë anëtarët e FFK-së. Ishte një vizitë e programuar. Megjithëse kjo nuk është një ditë shumë e bukur për ne shqiptarët, për ngjarjet që kanë ndodhur dje, për disa nga drejtuesit e UÇK-së, të cilët kanë shkuar para drejtësisë në Hagë.

Unë jam i gëzuar që jemi bashkë për të shkëmbyer eksperienca mes komiteteve ekzekutive. Kemi projekte dhe programe të përbashkëta, të nivelit manaxherial, për bashkëpunimin e menaxhimit të dy federatave, të nivelit të përgatitjeve të trajnerëve dhe arbitrave. Projekti madhor ishte organizimi i një kupe të përbashkët, “Nënë Tereza”, e cila nuk u kurorëzua për arsye të COVID-it. Është objektiv që do ta realizojmë në vitet në vazhdim”.

Duka bëri me dije se ka kërkuar praninë e tifozëve për miqësoren me Kosovës, që do të luhet në 11 nëntor në Elbasan Arena, por nuk i është pranuar.

Të fundit