Flash News

E-TJERA

Kur do të largohet nga Shqipëria? Flet Yuri Kim

Kur do të largohet nga Shqipëria? Flet Yuri Kim

Ambasadorja e SHBA Yuri Kim ka folur për mandatin e saj në SHqipëri.

E pyetur në Report Tv se kur do të largohet nga Shqipëria, ajo tha ende nuk e di.  

“Do doja ta dija. Shiko, normalisht nëse sheh mandatin e ambasadorëve të ndryshëm amerikanë që kanë qenë këtu, zakonisht jemi këtu për rreth tri vjet.  

Por në fund varet nga vendimi i Presidentit sepse një ambasador është përfaqësues personal i Presidentit Amerikan.

Dhe, varet edhe nga Senati ynë që duhet të konfirmojë atë që emërohet. Kështu që s’kam mënyrë për ta parashikuar. Gjithçka mund të them është se jam këtu për të bërë një detyrë në emër të vendit tim dhe do të vazhdoj ta bëj deri ditën e fundit. Dhe nuk e di se kur është ajo ditë e fundit”, tha Kim.

Të fundit