Flash News

E-TJERA

Kur pritet të ndërpriten reshjet, moti për orët në vijim

Kur pritet të ndërpriten reshjet, moti për orët në
Foto ilustruese

Reshjet e borës do vijojnë edhe gjatë ditës së dielë. MetoAlb bën me dije se në jug dhe më tepër në juglindje, bora mbetet prezente deri nesër pas mesditës.

"Gjatë natës pritet që sipas zonave, bora të krijojë një shtresë prej 2-10 cm në qarqet Shkodër, Durrës, Tiranë, Elbasan, Fier dhe Berat ndërsa priten 25-40 cm borë në zonat malore veriore dhe 30-50 cm borë në zonat malore jugore dhe kryesisht në zonat juglindore", thuhet në njoftimin zyrtar.

Gjithashtu bën me dije se temperaturat e ajrit do të ulen ndjeshëm. Mëngjesi i së dielës, përjashtuar skajin jugor, e gjen Shqipërinë në temperatura nga 0 në -16°C. Ndërkohë gjatë mesditës temperaturat do të ulen në vlera negative në pjesën më të madhe të vendit.

Të fundit