Flash News

E-TJERA

Kush e dhunoi 22-vjeçaren nga Kenia? Nëna tregon bisedën e fundit me të bijën

Kush e dhunoi 22-vjeçaren nga Kenia? Nëna tregon bisedën e

Xhoi, 22-vjeçarja nga Kenia që jetonte në Tiranë, është ende në luftë me jetën. Keniania u gjet pa ndjenja në oborrin e banesës e dhunuar dhe me fraktura në trup.

Nëna e Xhoit, Ruth, ka treguar për ‘Real Story’ në Euronews Albania, detaje të parrëfyera më parë.

Ajo tregon bisedën e fundit me të bijën para se të humbte kontaktet më 13 gusht. Ruth rrëfen se 5 minuta pas mesazhit të fundit, e bija nuk i ishte përgjigjur më në telefon.

Më pas Ruth është njoftuar nga shefi i kazinosë ku punonte Xhoi se e bija kishte pësuar një aksident.

Nëna e 22-vjeçares ngre dyshime se dikush e ka telefonuar te bijën të hapte portën e jashtme të pallatit dhe aty mund të jetë dhunuar.

“Çështja tjetër është porta, kanë një portë të madhe që duhet të qëndrojë  e mbyllur nga jashtë dhe e hapur nga brenda. Nëse je jashtë, duhet të kesh çelësa. Për mua ato 5 minuta pasi ime bijë më shkroi mesazhin e fundit, mori një telefonatë nga dikush që të hapte atë portë. Ndoshta zbriti të hapte derën për dikë që nuk e njihte mirë”, tha Ruth.

Të fundit