Flash News

E-TJERA

“Kush e pagoi faturën e protestës”, Lela debat me Gjikondin: Pse s’irritohesh me instalacionin 4 mln euro të Ramës?!

“Kush e pagoi faturën e protestës”, Lela debat me

Protesta e 12 nëntorit ka ‘përplasur’ në studio Drejtorin e Zyrës së Komunikimit në PD, Alfred Lela dhe studiuesen Brizida Gjikondi.

Të ftuar në “Open”, në ‘News24’, Gjikondi kërkoi informacione se kush e pagoi faturën e protestës, ndërsa dënoi mesazhin e opozitës përmes një reklame antiqeveritare, ku zhgaravitej flamuri.

Ndërkohë, Lela ka ndërhyrë duke thënë se ishte një përthyerje artistike.

Pjesë nga debati:

Gjikondi: Protesta është diçka që vjen nga populli. Mos të kishte axhendë, regji qendrore. Ju po e vrisni protestën me falsitete. Palët me rrotacion, janë të pandëshkueshëm. Dhe bëjmë hipokrizi. Ça proteste? Me

Berishën? Ai me Metën nuk delegjitimohen. Berisha ka probleme brenda partisë së vetë. Kush e përballoi protestën? Regjinë, autobusët? Reklamat antikombëtare që bëtë me zhargaviten e flamurit, që është vepër penale?! Të bësh reklamë duke poshtëruar flamurin, është vepër penale. Ju mund ta bëni këtë.

Lela: Ju zemërohuni me instilacionin e kryeministrit me vlerë 4 mln euro. U irritokeni me instalacionin artistik që ishte sekuencë sekondëshe. Ishte përthyerje artistike.

Gjikondi: Kush i përballoi financiarisht këto shpenzime?

Lela: Do vij i përgatitur herë tjetër.
Gjikondi: Kush ju financuan? Oligarkët? Njerëz të lirë me regji qendrore? Ata iu bindën atyre që i thirrën.

 

 

Të fundit