Flash News

E-TJERA

Kush janë personalitetet që morën dozën e parë të vaksinës anti-Covid

Kush janë personalitetet që morën dozën e parë të
Procesi i vaksinimit të personaliteteve

Një ditë më parë nisi vaksinimi i të moshuarëve personalitete mbi 80-vjeç në stadiumin “Air Albania”.

Kryeministri Edi Rama e paralajmëroi këtë disa ditë më parë nga Vlora, ku tha se "Të dielën do të vazhdojmë me disa personalitete 80 vjeç e lart që do të vaksinohen për të filluar me këtë kategori dhe ndërkohë vazhdojmë përpjekjet për të siguruar vaksina në vijim."

Dozat e para iu dhanë ish-presidentit Alfred Moisiu, ish-kryeministrit Aleksandër Meksi, aktorëve të njohur si Margarita Xhepa e Tinka Kurti, regjisorëve Dhimitër Anagnosti dhe Pirro Milkani apo dhe mjekëve në pension Besim Elezi, Fedhon Meksi dhe Pëllumb Karagjozi.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, përveç personaliteteve të njohura publike, vaksinën e kanë marrë dje në total rreth 80 pensionistë të kësaj grupmoshe.

Të fundit